Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ishte pjesë e emisionit në TV “Kurir” se për atë me çka do të ngarkohen pjesëtarët e UÇK-së vetëm mund të dyshohet, shkruan “Kurir”.
“Prokuroria ka thënë se nuk ka shkaqe që gjykimi mos të filloj në qershor, ndonëse mbrojtja kërkoi 18 muaj edhe mund të ketë kompromis”, tha Drecun.
“Me rëndësi duhet të thuhet se prokuroria speciale edhe më tutje në grumbullimin e fakteve që më pas do vendosen në akuzë. Ka mekanizëm për mbrojtje të dëshmitarëve, që iu duhet”.
“Qeveria e Kosovës me arsyetimin se paguan harxhimet e rrugës, ju jep para dëshmitarëve, ndonëse Haga paguan gjithçka/ Kjo është forma më ‘benjine’ e korrupsionit. Kujtoni rastin e Haradinajt, kur dëshmitarët kryen vetëvrasje”.
“Në akuzë flitet për dy burgje ilegale, ku janë vra edhe pjesëtarë të LDK-së, rreth 200. Si është e mundur që tash mund të jenë për ta”, tha Drecun.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, sepse këtë e kemi borxh të dihet çka ju ka ndodhur atyre njerëzve të gjorë dhe ata përbindësha të marrin robi të përjetshme”.
“Në bazë të akuzës mund të dyshojmë për krime, por nuk dihet saktë, posaçërisht përbindëshi Sabit Geci”.
Drecun ka lexuar raportin e prokurorit kryesor të EULEX-it, Uliamson për hetimet për tregti me organe në Kosovë edhe Shqipëri.
“Duhet të shohim deri tek cilat fakte kanë ardhur rreth ‘shtëpisë së verdhë’, atë nuk guxojmë ta lëmë anash, ku janë dëshmitarët”? A do të gjendet ajo shtëpi. “Mua më befason pse atje nuk është Agim çeku edhe klani Haradinaj”.
“Edhe Biden, Klinton, Ollbrajt i kanë ditur të gjitha, pa marr parasysh çka thotë tash Biden”.