1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Drecun: Serbia nuk ishte krimineIi por mbrohej nga gjenocidi, KFOR dhe UNMIK fshehën KRlMET e UÇK’së

Rekomandime

Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, akuzoi sot në mbledhjen e këtij komisioni se misioni civil i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe KFOR kanë fshehur KRlMET e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj serbëve dhe komuniteteve tjera etnike nga 1998 deri në fund të 2000’s sipas tij.

Drecun akuzoi bashkësinë ndërkombëtare duke u tallur me atë që ai e sheh si standarde të dyfishta, e duke shkuar aq larg sa i akuzoi për bashkëfajësi në KRlMET e pretenduara nga ai.

- Advertisement -

“Kjo është ajo qasja demokratike në verifikimin e të vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit” tha Drecun në mbledhjen e komitetit për Kosovë, në të cilën u miratua raporti i grupit punues për mbledhjen e fakteve dhe dëshmive për zbardhjen e KRlMEVE të kryera ndaj serbëve dhe komuniteteve tjera etnike.

Sipas Drecun në Kosovë gjatë periudhës 1998-2000 janë v.rarë apo zhdukur më shumë se 2500 civilë dhe duhet themeluar një autoritet të posaçëm shtetëror, që do të kishte detyrën të vazhdojë mbledhjen e dëshmive rreth KRlMEVE të UÇK’së.

Siç bën shpesh Drecun, që dikur e paraqiste veten si gazetar – në kohën e Milosevic – harroi rrethanat e asaj kohe.

- Advertisement -

Jugosllavia e mbetur e Slobodan Milosevic asokohe u bombardua pasi nxiti Iufta të pandërprera me synim zgjerimi territorial duke kryer pastrim etnik e gjenocid në shtetet e shkëputura nga Jugosllavia.

“Shteti serb në Kosovë nuk ishte krimineIi, por po mbrohej nga gjenocidi” tha Drecun.

- Advertisement -

Një tjetër anëtar kontrovers i komisionit serb parlamentar, Veljko Odalovic shtoi se dokumenti i dorëzuar përmban 7 mijë faqe për 3540 KRlME për të cilat janë përgjegjëse pjesëtarët e UÇK’së.

“Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare heshtin për KRlMET ndaj serbëve” tha Odalovic dhe shprehu skepticizmin e tij ndaj punës së prokurorisë speciale dhe gjykatave speciale të themeluara për hetimet e KRlMEVE të Iuftës në Kosovë.

“Askush nuk është përgjigjur për ato KRlME, e Prishtina refuzon çfarëdo bashkëpunimi që shkaktoi që familjet e viktimave mbeten të pakënaqura. Ata persona nuk janë humbur në mal, por janë viktime të KRlMEVE të rënda” tha Odalovic.

Sipas Odalovic që poashtu fajësoi ndërkombëtarët, numri më i madh KRlMEVE ka ndodhur pas 10 qershorit të 199’s, me praninë e zyrtarëve ndërkombëtarë, të cilët e kishin detyrë që diçka e tillë të mos ndodhë, ka thënë Odalovic, me pretendimin se nga rreth 13 mijë të vr.arë në Kosovë “gati 2 mijë shqiptarë u vr.anë nga shqiptarët”.

Sipas Odalovic pas tërheqjes së ushtrisë dhe policisë serbe janë vr.arë rreth 400 shqiptarë, me një mizori që nuk ishte më e zbehtë se ajo ndaj shqiptarëve. Komploti i heshtjes së shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë vazhdon ende, e kontributi ynë është që të dëgjohet e vërteta, ka thënë Odalovic.

Të tjerë anëtarë të komisionit i hynë teorive të komplotit edhe më thellë në histori dhe në këto kohë, siç bëri deputeti i partisë së Vucic, Milos Terzic, që sipas tij kërcënimi më i madh i rajonit është krijimi i Shqipërisë së Madhe dhe pastrimi etnik i serbëve nga Kosova.

Sipas fjalëve të tij në Kosovë KRlMET ndaj serbëve nisën që më 1878 dhe janë kryer sistematikisht, kështu që periudha 1998-2000 do të ishte vetëm finalja e këtij procesi.

Një tjetër deputet, poashtu i SNS, Srbislav Filipovic, provoi me një argument të çuditshëm të thotë arsyetohet se Serbia nuk ka mundur të kryej gjenocid në Kosovë pasi ishte në territorin e vet.

“Duan të na vënë etiketën e krimineIit, e madje edhe mediave nuk ju interesojnë KRlMET e kryera ndaj popullit serb. Serbët janë viktimat, e jo krimineIët, e për të cilën hesht shumica e mediave serbe” u ankua Flipovic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit