2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Drejtoresha e shkollës në Gjakovë hap rast në polici pas postimit të Duda Baljes dhe kërcënimeve që i mori

Rekomandime

Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj ka hapur rast në polici për shkak të kërcënimeve në rrjete sociale shkaku i një shenje të ndalimit të shamisë që ishte vendosur në atë shkollë. Gjergjaj duke iu përgjigjur Baljes, mbrëmë, e ka akuzuar deputeten për linçim dhe nxitje të urrejtjes ndaj saj, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet policisë.

- Advertisement -

Shefi i hetimeve në Policinë e Gjakovës, Emin Hoxha, konfirmoi për Express se drejtoresha Gjergjaj ka hapur rast në polici pas kërcënimeve që ka pasur.

“Kemi rast te hapur “Kanosje” ankuese është drejtoresha e shkolles së mesme Nexhmedin Nixha- Gjakovë”, tha ai.

Reagimin e deputetes Balje ndaj drejtoreshës Gjergjaj, kjo e fundit e ka quajtur linç dhe duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të sigurisë.

- Advertisement -

“Iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime” ka shkruar Gjergjaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit