1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Drejtoresha e shkollës në Gjakovë i përgjigjet Duda Baljes: Nxitët kërcënime ndaj meje

Rekomandime

Drejtoresha e shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjaj i është përgjigjur deputetes Duda Balje pasi kjo e fundit mbrëmë bëri një reagim për simbolin që ishte vendosur në këtë shkollë, e i cili ndalonte vendosjen e shamisë.

Gjergjaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ajo po e respekton një udhëzim administrativ të lëshuar nga vet ministria e Arsimit.

- Advertisement -

“Për të dhënë përgjigje për akuzat tua paragjykuese, tendencioze dhe linçuese ndaj meje, ju ftoj ta lexoni Udhëzimin administrativ të MASHT-it 06/2014. Pastaj, besoj edhe ju vet do ta kuptoni ngutinë dhe naivitetin e reagimit tuaj linçues ndaj meje”, ka shkruar Gjergjaj.

Gjergjaj tutje ka thënë se Balje po e konsideron veten mbi ligjin për akuzat që po bën, mirëpo njëjtë nuk e konsideron ajo veten.

“Andaj, iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime”, ka shkruar tutje ajo.

- Advertisement -

Gjergjaj ka thënë se Balje ka nxitur fushatë kërcënimesh ndaj saj, dhe për këtë, ajo do t’u drejtohet organeve të sigurisë gjatë ditës së nesërme.

Postimi i plotë i Gjergjajt:

- Advertisement -

E nderuara Duda Balje,Nuk e di ju si deputete e Kuvendit të Kosovës a e praktikoni t’i lexoni ligjet, rregulloret, udhëzimet administrative, etj., të cilat lidhen me punën tuaj. Unë për vete, PO.Për të dhënë përgjigje për akuzat tua paragjykuese, tendencioze dhe linçuese ndaj meje, ju ftoj ta lexoni Udhëzimin administrativ të MASHT-it 06/2014. Pastaj, besoj edhe ju vet do ta kuptoni ngutinë dhe naivitetin e reagimit tuaj linçues ndaj meje.Ju mbase si pushtetare e konsideroni veten mbi ligjin, por unë si drejtoreshë e shkollës nuk ia jap asnjëherë këtë të drejtë vetes sime. Krejt çka angazhohem gjatë punës sime, krahas ngritjes së nivelit të arsimimit në Shkollën “Nexhmedin Nixha”, është edhe respektimi i ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi. Dhe asnjë fushatë e ulet, manipuluese me dashakeqësi dhe përçarëse si kjo e juaja ndaj meje nuk do të mund të ndikojë që unë t’i shkeli ligjet dhe udhëzimet administrative gjatë kryerjes së detyrës sime.

Andaj, iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime.Pra ju mund të manipuloni për llogari e vota tuaja, të më sulmoni, mund të nxiteni çfarëdolloj fushate të dhunës e urrejtës ndaj meje, sikur se tashmë e shkaktuat me linçimin tuaj publik ndaj meje, por duhet ta kuptoni një gjë elementare: Thjesht po e respektoj dhe do ta respektoj udhëzimin administrativ të MASHT-it 06/2014, deri sa i njëjti të jetë në fuqi.

Ndërsa ju, e nderuara deputete e Kuvendit të Kosovës, si kryesuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut e Barazi Gjinore, dy vlera demokratike të larta, mbase do të duhej të angazhoheshit në respektimin dhe përmbushjen e këtyre të drejtave Kushtetuese të secilit qytetar, e jo të humbnit kohë në sulme e nxitje të urrejtës ndaj meje, pse unë po e kryej me përpikëri detyrën time bazuar në ligjet që i votoni ju në Kuvend të Kosovës.

Sidoqoftë, për fushatën e kërcënimeve që ju nxitet sonte ndaj meje, natyrisht se nesër do t’i drejtohem autoriteteve të sigurisë. Pasi unë besoj fuqishëm në lirinë, demokracinë dhe sigurinë Kushtetuese që ma ofron vendi dhe shoqëria ime – Kosova – për t’i përmbushur të gjitha detyrimet e mija ligjore, si qytetare dhe zyrtare publike e këtij vendi. Pa marrë parasysh, se në disa raste përballemi edhe me individ të ndryshëm që me metoda primitive, “autoritare”, e nxitëse të dhunës provojnë të na detyrojnë që t’i shkelim ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi në Republikën e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit