9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Pejë: Vetura del nga rruga dhe hyn në xhami, tre të lënduar

Rekomandime

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (01:30), ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë konkretisht në objektin e Xhamisë “Mexhidi i Madh” duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga ky vetaksident u lënduan tre persona.

- Advertisement -

Ndërkohë, përplasja e veturës duket se e ka çarë objektin e Xhamisë.

Në pamje shihet se përveç xhamave dhe murit të thyer, aksidenti ka bërë që të ketë dëme edhe brenda xhamisë, duke rrëzuar orendi.

Ndërkohë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kanë deklaruar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit.

- Advertisement -

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 01:30 poolicia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Pas tretmanit, ata janë liruar” ka deklaruar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit