1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Drejtori i Bujqësisë në Podujevë: Kurti po rrezikon shëndetin e qytetarëve duke organizuar tubime

Rekomandime

Vezir Januzi, drejtor i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, e ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për organizime tubimesh partiake në periudhë pandemie.

- Advertisement -

Januzi ka vënë në pah rritjen e numrit të rasteve në Podujevë, teksa ka thënë se veprime të këtilla rrezikojnë jetën e qytetarëve të Llapit.

Postimi i plotë:

Çmenduria e Albin Kurtit dhe vartësve të tij nuk ka të ndalur!!!Në kohë pandemie, kur numri i rasteve të infektuarve me Covid-19 në Komunën e Podujevës po rritet çdo ditë në shifra alarmuese, kur institucionet përgjegjëse të shëndetësisë kanë marrë vendime për t’i ndaluar takimet me më shumë se pesë persona, mjeranët po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, madje edhe të fëmijëve, duke organizuar tubime në të cilat nuk respektohet asnje masë mbrojtëse.

- Advertisement -

Nuk e meritojnë besimin ata që nuk e kursejnë as shëndetin e qytetarëve vetëm për ta tentuar pushtetin.

https://www.facebook.com/vezirj/posts/1518708951648787

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit