2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Drejtori i Infektivës: Ardhja e mërgimtarëve mund të rrisë rastet me COVID-19

Rekomandime

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se qytetarët që nuk janë vaksinuar akoma duhet ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

Sipas tij, mundësia e shpërthimit të një vale të re të COVID-19 mund të ndodhë për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë.

- Advertisement -

“Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim, sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar”.

“Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe kjo e rrit mundësinë e përhapjes së infeksionit, sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik si Gjermani Zvicër, Austri dhe vende të tjera”, ka thënë ai për EO.

Vishaj tha se pacientët post-Covid trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, gjë që mund të zgjasë disa javë por edhe me muaj të tërë.

- Advertisement -

“Ne pacientët post-Covid nuk i trajtojmë vetëm rastet sporadike. Kryesisht pacientët post-Covid trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, por trajtimi i tyre mund të zgjasë disa javë, por edhe muaj të tërë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit