2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Drejtori i Policisë zbulon çështjen misterioze: Kush e telefonoi Policinë për tragjedinë në Gjilan

Rekomandime

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se tezja dhe djali i tezes së Valdete Bllacës e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për rastin tragjik ku mbetën të vrarë katër anëtarë të familjes dhe në fund policja.

Qalaj ka thënë se policja e cila dyshohet se vrau vetën ishte e shoqëruar nga tezja dhe djali i tezes. Sipas tij, policja Valdete Bllaca është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shkrepje të armëve.

- Advertisement -

Kemi dëshmi se ka qenë në shoqëri të familjarëve të saj në një nga lokalet në Gjilan dhe pastaj është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga disa familjarë – tezja dhe djali i tezes.

Për një moment është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shkrepje të armëve.

Në atë moment, ata e kanë thirrë policinë. Reagimi i Policisë ka qenë shumë i shpejtë dhe është konstatuar se zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje dhe në atë shtëpi kanë qenë edhe katër trupa të anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani”, ka thënë Rashit Qalaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit