Shumë artistë e këngëtar kanë aderuar këto ditë në partitë politike, por deri tani vetëm pak prej tyre po shihen se janë bërë pjesë e listës për deputet.
Në mesin e tyre është edhe aktori Jeton Zogjani, i cili para disa dite ka aderuar në partinë e Ramush Haradinajt, e që ka hyrë në listën e kësaj partie për tu bërë deputet.
- Advertisement -
Zogjani i cili u bë i njohur për rolin e tij të “Drenicakut” në serialin vendor “O sa mirë”, do të garojë në listën eAAK-PSD, me numër 102.