17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Dreshaj: Në mëngjes e mora raportin, do të kemi numër të lartë të vdekjeve edhe sot

Rekomandime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se situata me pandeminë nuk është aspak e mirë. Ai tha se numri i vogël i rasteve ditëve të fundit është si rezultat i numër të ulët të testimeve.

- Advertisement -

“Numri i rasteve që ka rënë nuk është rënie reale, por është si rezultat i uljes se testimeve”, tha Dreshaj.

Dreshaj paralajmëroi se edhe sot do të ketë numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19.

”Spitalet janë të ngarkuara, numër të vdekjeve do të ketë. Janë pacientët në gjende të rëndë, 95 për qind të pacientëve janë veç me oksigjenoterapi. E keqja na bashkon. T’i bashkojmë forcat. Të mos bëjmë politikë me vdekje. Unë sot mora raportin e mëngjesit, nuk është i mirë, do kemi numër të lartë të vdekjeve edhe sot pasdite.’’, tha Dreshaj, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit