-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dreshaj takohet me Zemajn, flasin për pandeminë dhe modelin e Gjermanisë si më të suksesshmin

Rekomandime

Zv/ministri i Punëve të Jashtme Gani Dreshaj ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

- Advertisement -

Zemaj dhe Dreshaj diskutuan për menaxhimin e situatës së COVID-19.

Dreshaj tha se ministri Zemaj po bën gjithçka që situata të stabilizohet, por kjo është e pamundur pa ndihmën e secilit prej nesh, transmeton Indeksonline.

Madje Dreshaj përmendi edhe shtetin e Gjermanisë, duke krahasuar situatën dhe respektimin e masave të vendosura në të dy shtet.

- Advertisement -

Ai tha se qytetarët meritojnë liri, gjallëri e punë e jo izolim.

Postimi plotë:

- Advertisement -

Pata një takim përmbajtësor me ministrin Zemaj. Diskutuam shumë tema rreth Covid/19 dhe menaxhimit të situatës në vend.

Ministri po bën gjithçka që situata të stabilizohet në vend, por kjo është e pamundur pa ndihmën e secilit prej nesh.
Andaj, ju lutem që të respektoni rregullat bazë, mbajtjen e vazhdueshme të maskës dhe respektimin e distancës.

Gjatë pandemisë për disa muaj kam qenë në Gjermani ku kam parë nga afër se si është menaxhuar situata atje dhe që ka rezultuar të jetë tejet e suksesshme.

Isha pjesë e disa diskutimeve dhe vendimeve në gastronominë gjermane.

Fatkeqësisht po shoh që në Kosovë disa biznese në gastronomi nuk plotësojnë kriteret anti-covid dhe inspektorë sanitarë e lokal duhet të jenë më syçelë.

Qytetarët meritojnë liri, gjallëri e punë dhe jo izolim.

Andaj, secili prej neve të ketë më shumë ndërgjegje e përgjegjësi për vete që ketë sfidë globale ta kalojmë më lehtë e më shpejt.

G.D

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit