14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Dritan Abazoviqi, do të jetë “Agim Veliu” i Malit të Zi

Rekomandime

Dritan Abazoviqi do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme në Mal të Zi.

Sipas mediave malazeze, Abazoviqi do të mbajë dikasteret e sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

- Advertisement -

Kreu i partisë “Ura” Dritan Abazoviq arriti të merrte 4 mandate në zgjedhjet parlamentare, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm në formimin e koalicionit qeverisës, në Malin e Zi.

Dritan Abazoviqi, i lindur në Ulqin nga një familje shqiptare, nxiti mjaft debat në komunitetin shqiptar për faktin se në një intervistë televizive pati theksuar prejardhjen serbe të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në fund të vitit të shkuar mori gradën doktor shkencash në Universitetin e Sarajevës, ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, kontribuoi në grumbullimin e ndihmave nga Mali i Zi, duke vizituar personalisht Durrësin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit