Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë një letër urimi nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në letrën e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Abazoviq uron Kurtin për detyrën e re teksa thekson edhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Kosovës.
Në këtë letër, Abazoviqi po ashtu ka thënë se e ka besimin e plotë që përvoja personale dhe politike e Kurtit do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.
Më poshtë gjeni letrën e plotë: