-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Driton Selmanaj: Ju kemi thënë me kohë, mendësia totalitare ndryshe nuk din

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në vend për sigurimin e vaksinave antiCOVID.

- Advertisement -

Selmanaj përmes një postimi në Facebook tha se mendësia totalitarë nuk din ndryshe.

Sipas tij, nuk është vonë që këtë mendësi me ndal që në nismën e saj.

“Ju kemi thënë me kohë!. Mendësia totalitare nuk din ndryshe. Fillimisht ju lëshohen në qafe mediave dhe zërave kritikë, pastaj i kapin organet e ndjekjes dhe organet e drejtësisë dhe në fund ballafaqohen me një shoqëri pa imunitet dhe pa forcë reaguese. Prandaj sa nuk është vonë, këtë mendësi duhet ndal dhe duhet këput rrënjët që në nismën e saj”, shkroi Selmanaj.

- Advertisement -

Ai madje kërkoi nga të gjithë institucionet e vendit që t’i mbledhin forcat dhe ta refuzojnë këtë mendësi.

“Ky vend dhe kjo shoqëri mendësinë totalitare e ka arkivuar si periudhën më të errët të historisë! Patriotë shqiptarë, qofshi prokurorë apo gjyqtarë, policë apo agjentë të AKI-së, politikanë apo funksionarë publik, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, mblidhni forcat dhe REFUZONI këtë mendësi. Kosova është vendi ynë i shtrenjtë”, shkroi Selmanaj.

- Advertisement -

Dje mediumi “Insajderi” ka publikuar një hulumtim rreth procesit të sigurimit të vaksinave. Siç ka raportuar “Insajderi”, thuhet që ministri Vitia të ketë refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”.

Kjo është demantuar nga vetë ministri mbrëmë, i cili ka bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.

Prokuroria sot gjatë ditës ka njoftuar se e autorizuar policinë e Kosovës që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” pas konferencës së djeshme të mbajtur nga ministri Shëndetësisë, Arben Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit