12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Haradinaj përsëri kundër rregullave të Qeverisë për kafenetë dhe dasmat

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e që është pjesë e koalicionit qeverisës ka folur për menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga qeveria aktuale. Sipas tij orari i punës së kafeneve dhe restoranteve do të duhej të zgjatej deri në orën 23:00.

- Advertisement -

Haradinaj vlerëson se duhet të ketë kujdes dhe respektim të masave, por assesi nuk duhet të ngulfatet ekonomia dhe se jeta e qytetarëve të ndalohet.

“Unë jam që të zgjatet orari për kafiteritë dhe të gjendet mënyra e mbajtjes së damsave dhe ahengjeve të tjera familjare. Nëse restoranti punon deri në orën 21:00 në mbrëmje atëherë nuk e di se si mund të shpëtohen njerëzit duke i mbyllur 2 orë më herët, pra unë them që të shërbëjnë deri në orën 23:00 të natës, pra jam që t’i zgjatet orari, të vazhdojë jeta, mirëpo jam që të jenë sa më të kujdesshëm për jetën. Për shembull te dasmat ose ahengjet familjare, aty përshembull përgjegjësi i sallës të jetë përgjegjës për zbatimin e rregullave”, ka thënë Haradinaj pwr gazetwn Blic.

Sipas tij vala e dytë e COVID-19 po ndodh në gjithë botën, përfshi edhe Kosovën, e që sipas tij mund të ketë edhe valë të tretë të virusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit