8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Driton Selmanaj tallet me Bajqinovcin: Të respektoj më shumë që kur u fotografove me Adem Jasharin në 2020

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është tallur me deputetin e Vetëvendosjes, me një lëshim që kishte bërë ky duke shkruar emrin gabim të Adem Jasharit në një fotografi të publikuar vite më parë.

- Advertisement -

Derisa Driton Selmanaj tha para deputetëve se Qeveria Hoti solli rezultate të mira në fushën e diplomacisë.

Ndërkohë, Mefaail Bajqinovci i tha Selmanajt: “Leje zëvendëskryeministër se nuk keni letërnjoftima që dy vjet për popullin e Kosovës. Jeni që dy muaj pa patentëshofer, e na flisni neve për suksese të qeverisë”.

Selmanaj mori fjalën për t’i replikuar Bajqinovcit ku i tha se respekti i tij është katërfishuar në momentin që Selmanaj doli në fotografi me komandantin legjendar të UÇK’së, Adem Jasharin, në vitin 2000.

- Advertisement -

“Unë ju kam respektuar shumë edhe më parë kur jeni marrë me aktivitete të ndryshme. Por, respekti juaj më është katërfishuar në momentin kur keni dalë në fotografi me Adem Jasharin në vitin 2020”, i ka thënë Selmanaj Bajqinovcit.

Kujtojmë se Mefail Bajqinovci në marsin e këtij viti publikoi një fotografi me vëllaun e komandatit Adem Jashari – Rifat Jasharin. Por, në mbishkrimin e fotografisë ia huqi duke shkruar “Me bacën Adem”.

- Advertisement -

Kujtojmë, që deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, me 5 mars të këtij viti kishte ngatërruar Rifat Jasharin me vëllain Adem Jasharin.

Derisa Bajqinovci ka postuar një foto nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ai ka ngatërruar Rifat Jashin me Adem Jasharin, duke shkruar në mbishkrimin e fotos ‘Me bacën Adem’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit