8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Droni spiun i NATO’s, qëndron 30 orë në ajër në një lartësi deri në 18 kilometra

Rekomandime

Aleanca ushtarake e NATO’s sapo ka marrë në dorëzim dronin e parë spiun të quajtur Global Hawks.

Ky mjet do të ndihmojë komandantët në tokë për të identifikuar kërcënimet potenciale ndaj vendeve të kësaj aleance, me një dron të vetëm i cili mund të shikojë një territor me madhësinë e Polonisë.

- Advertisement -

Global Hawks me bazë në Siçili, mund të udhëtojë përreth gjysmës botës me vetëm një furnizim karburanti dhe mund të qëndrojë në ajër rreth 30 orë duke mbikqyrur. Mund të përshkojë 10.000 milje dhe të fluturojë në një lartësi prej rreth 18km.

Droni përdor radarin dhe sensorin e tij për të fotografuar territorin nëpër të cilin kalon dhe mbikëqyr.Fotografia e kapur nga droni i dërgohet ekipit të stacionit fushor për t’u analizuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit