SHBA- Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa është detyrua të anulojë një tjetër koncert pasi vazhdon të vuajë nga laringiti.
Ylli i muzikës e ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku ajo shtoi se nuk do të shfaqej në “Jingle Ball” të iHeartRadio Z100, në Neë York siç ishte planifikuar. Arsyja për këtë anulim ka ardhur pasi ajo është në pushim vokal ‘sipas urdhrave të mjekut’, shkruan DailyMail.
Anulimi i koncertit “Jingle Ball” vjen më pak se një javë pasi ajo u shpreh se sa ‘zemërthyer’ ishte prej të gjithë kësaj që ishte duke kaluar.
Gjithashtu Lipa u detyrua të anulonte paraqitjen e saj në “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM në Los Angeles për shkak të sëmundjes së saj.
“Siç e dini shumica prej jush, unë aktualisht vuaj nga pezmatimi i fytit dhe kam qenë në pushim vokal sipas urdhrave të mjekut tim”, filloi këngëtarja e hitit “Neë Rules”.
“Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende nën mot dhe nuk mund të performoj në ‘Jingle Ball’ iHeartRadio Z100. Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, mezi prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në ‘Jingle Ball’ të këtij viti”, shkroi tutje Dua.
“Më vjen shumë keq që nuk do të jem atje për të festuar sezonin me të gjithë fansat e mi, por shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të formacionit të mrekullueshëm që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju”.