19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Eksperti i sigurisë: Radojcic dhe Veselinovic janë ‘Arkanat’ e Vucicit

Rekomandime

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka deklaruar se Zvonko Veselinovici dhe Milan Radojcici janë ‘Arkanat’ e Vucicit.

Musliu i ka krahasuar ata me kriminelin e luftës Zhelko Razhnjatoviq – Arkanin.

- Advertisement -

“Ashtu siç ka kryer krimineli Arkan vrasje me porosi të Millosheviqit të serbëve, shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve, ashtu edhe Zvonko e Milani kanë kryer vr*asje me porosi të Vuçiqit, veçmas të kundërshtarëve të tij politikë”, ka deklaruar Musliu.

Musliu ka thënë se futja në listë të zezë nga SHBA e këtyre dy serbëve, është alarm për prokurorinë dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat sipas tij, duhet vërtet të ndërmarrin hapa komfor qëndrimit amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit