5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Duda Balje e konfirmon: E votoj Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin për presidente

Rekomandime

Duda Balje nga SDU ka deklaruar se do ta votojë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për kryeministër dhe Vjosa Osmanin për presidente.

- Advertisement -

Para gazetarëve Balje ka shtuar se takimi i sotëm me Kurtin dhe Osmanin ishte shumë konstruktiv.

Ajo është shprehur se nuk kanë pasur nevojë të bisedojnë për kushtet, ngase Kurti dhe Osmani janë shprehur të gatshëm të plotësojnë kushtet e komunitetit boshnjak.

“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv, kemi bërë marrëveshje për gjëra shumë të rëndësishme për neve boshnjakeve në Kosovë. Kam japë përkrahjen time për formimin e Qeverisë dhe votimin e presidentit”, ka thënë Balje.

- Advertisement -

Ajo ka shtuar se do të votoj pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente.

“Unë do të votoj për zonjën Vjosa për presidente. Nuk kemi pasur nevojë për të biseduar për kushte sepse menjëherë kemi marrë dritën e gjelbër për shumicën e kërkesat që kam pasur për boshnjakët këtu në Kosovë dhe për forcim të lidhjes së boshnjakëve në regjion përfshirë edhe Bosnjën”, tha Balje.

- Advertisement -

Ndryshe, Kurti dhe Osmani gjatë ditës së sotme janë takuar edhe pjesëtarë të tjerë të komuniteteve në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit