2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Dugolli i VV’së i thotë ambasadës amerikane: Ne jemi sovran, votojmë sipas bindjeve tona

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli thotë se si deputetë janë sovran në vendimet që i marin dhe votojnë sipas bindjeve të tyre, pasi ambasada amerikane në Prishtinë sot deklaroi se shkarkimet e njëanshme të bordeve dëmtojnë institucionet publike.

- Advertisement -

Dugolli ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje ka marrë obligim pas 14 shkurtit që t’i përmbush pritjet e qytetarëve.

Sipas deputetit të pozitës ata votojnë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve të tyre.

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi. Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve. Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, ka shkruar Dugolli.

- Advertisement -

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj shkarkimit të djeshëm të anëtarëve të bordit të RTK-së, dhe bordeve të tjera, nga ana deputetëve të shumicës së Kuvendit, duke i quajtur si shkarkime me justifikim të pamjaftueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka shkruar se shkarkimet e njëanshme dëmtojnë institucionet publike.

- Advertisement -

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës me justifikim të pamjaftueshëm. Përderisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, njësoj si emërimet që duhet të jenë të bazuara në merita. Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore. Reformat afatgjata efektive kërkojnë qasje të kujdesshme dhe metodologjike, duke e vendosur interesin e Kosovës të parin e politikat partiake anash. ”, thuhet në postimin e ambasadës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit