1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Duhet të mobilizohen 65.000 veteranë”/ Kurti tregon hapat e ndërtimit të një ushtrie të fuqishme

Rekomandime

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti vlerëson se për të ndërtuar një ushtri efikase dhe moderne duhen miliarda euro!

Ai mori shembull Qeverinë Gjermane e cila e ka llogaritur se vetëm për municionin e ushtrisë Gjermane do të nevojiten më shumë se 20 miliardë euro!

- Advertisement -

“Fondi i Sigurisë” është një nisme e duhur dhe me vend por nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm me ndihmën e donatorëve Kosovarë të mblidhen miliardat e duhura për të ndërtuar një ushtri moderne dhe efikase”, ka thënë Kurti në një postim në Facebook.

Për këtë arsye, sipas tij kryeministri Kurti, duhet të mendojë mënyra më strategjike dhe të përdorur takimet ndërkombëtare për krijim aleancash si dhe të sigurojë donacione ekstra për armatim.

“Kosova, si i vetmi aleat i natyrshëm i SHBA-ve në Ballkan i cili përveç interesave të veta i mbron edhe interesat Euro-Atlantike duhet zyrtarisht të kërkojë armatim defenziv modern nga aleatët tanë. Ushtria në Kosovë duhet të bëhet e detyrueshme nga mosha 18 vjeçare dhe jo ushtarë me pagesë. Para se të ndodh kjo, duhet të mobilizohen 65.000 veteranë të cilët veç marrin një pagë nga taksapaguesit tanë”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit