8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dukanovic pozitiv me virus, para dy ditësh ishte takuar me presidentin kroat që po qëndron në Kosovë

Rekomandime

Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic ka rezultuar sot pozitiv për virusin korona.

Të martën mbrëma në Lisinski, i pari i shtetit malazez mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të Unionit Kombëtar të Malazezëve në Kroaci dhe shoqërohej nga presidenti kroat, Zoran Milanoviq, raporton index.hr.

- Advertisement -

Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në vendin tonë për një vizitë teksa ka takuar krerët shtetëror.

Presidenti i Kroacisë, Milanoviq fillimisht u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas takoi kryeministrin, Albin Kurti. Gjithashtu lideri kroat është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

- Advertisement -

Kujtojmë se presidenti kroat është vaksinuar në fillim të vitit kundër coronavirusit.
Ndryshe, presidenti i Malit të Zi është infektuar për herë të dytë me COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit