6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Durmishi: Pal Lekaj ishte ‘shef’ i Ministrisë edhe në kohët e ministrave Abdixhiku e Abrashi

Rekomandime

Zv. Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se Pal Lekaj ka drejtuar Ministrinë e Infrastrukturës edhe ku ministra zyrtarisht ishin Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi.

I ftuar në “Context” në ATV, Durmishi ka bërë të qartë se Lekaj me dy njerëzit e tij kanë qenë ‘shefa’ në ministri.

- Advertisement -

“Pal Lekaj ka qenë ministër real edhe kur janë ndryshuar ministrat pas tij. Ai ka udhëheq me ministrinë gjatë kohës kur ministra kanë qenë Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi”, tha Durmishi në Context.

“Lumir Abdixhiku është marrë vetëm me punët e mjedisit dhe një kontratë të Bechtel-it që është anuluar dhe me tjetër send nuk është marrë. Njerëzit e Pal Lekaj ia kanë udhëhequr Ministrinë. Betim Recica dhe Valmira Bllaca bashkë me Pal Lekajn çfarë kanë dashtë kanë bërë edhe kur ka qenë Lumiri edhe kur ka qenë Arbani”, tha ndër të tjerash zv. ministri i Infrastrukturës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit