4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Dy Akademi Shqiptare të Shkencave a vëreni se çka po ndodhë me shtetet dhe kulturën shqiptare falë liderëve si Rama, Thaçi….

Rekomandime

Luz Tomaj

- Advertisement -

Thonin se as dreqi nuk e din se kush po pinë e kush po pagunë. Mjerisht, tani po dihet se me paguar po paguan populli i shkretë. Jo vetëm se populli po paguan por edhe kultura dhe tradita e shenjtë shqiptarë po pëson.

Shumë marrina, vite me radhë, po ndodhin në rrjedhat politike të dyja shteteve shqiptare.

Në akademinë e shkencave veprojnë shkencëtar të shkencave të ndryshme.

Jam i sigurt se aty veprojnë edhe shkencëtar nga lëmija e historisë, sociologjisë, kulturës kombëtare, folklorit, të shkencave që flasin për dhe mbi shtetin etj.

- Advertisement -

Së paku, personalitetin e akademikëve, duhet me e karakterizuar, përveç njohurive shkencore edhe ndërgjegjja dhe vetëdija mbi atë se çka ndodhë në shtet, në dhe me popull, me traditën dhe kulturën kombëtare.

Ndaj, Akademia nuk duhet të heshtë. Përkundrazi, duhet të veproj – ti shënon dhe konstaton të mirat pozitive nëse ndodhin, por duhet të reagon kundër rrjedhave dhe dukurive negative në mënyrë që ta argumenton ndërgjegjes mërin dhe përgjegjësin akademike.

- Advertisement -

Akademiku Esat Stavileci, kur fliste për kombin, me të drejtë e potenconte rendësin që Shqipëria të din me e ruajt dhe forcuar shtetin ndërsa Kosova të din me e formuar dhe zhvilluar shtetin.

Mjerisht, falë mosdijes ose mungesës së ndërgjegjes kombëtare të liderëve të dyja shteteve, as Shqipëria nuk është në binar të mbajtjes dhe zhvillimit të shtetit dhe as Kosova nuk diti me e përmbush procesin e formimit të shtetit.

Në të kaluarën, burrat e urtë shqiptar, ndonëse të pa shkolluar, në rastet kur ndërmjetësonin, thonin se gjysma e punës është e kryer kur e din, e kupton se me kenë ke punë.

Mjerisht, Kryeministri Rama dhe kryetari Thaçi, dhe jo vetëm ata, ose nuk po e kuptojnë se, kur është fjala për Serbin, me kenë kanë punë, ose si që, shumë kush po i quan, janë tradhtar të kombit.

Në se liderët politik nuk e njohin historinë shqiptaro-serbe, juve duhet tua përkujtoni. Më mirë se historia, asgjë tjetër nuk e ilustron personalitetit e Serbis.

Po athua, as Rama as Thaçi nuk e dinë se, historikisht, Serbia është përpjekë me e zhduk popullin shqiptar.

Mos të shkojmë më larg se në vetin 1912 e këndena, sa shqiptar Serbia vrau rreth Shkupit, Prishtines, Prizrenit, sa fshatrave ua qiti flaken.

Gjatë operacioneve në Shqipëri, gjenerali serb deklaronte se pacifikimi më i suksesshëm i Shqipërisë është zhdukja e shqipëtarve.

Se çfarë ishte plani i famëkeqit Qubrilloviq me 1937, se çka bëri Rankoviqi gjatë viteve 1955/56 dhe në vazhdim e lënë më se çka bëri Serbia millosheviqiane, se në çfarë pozitash ishin kryetari aktual serb dhe ministri i jashtëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit