3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Dy duart i kisha pre qe vjen kjo kohë”, veterani i UÇK-së i zhgënjyer vendos ta lë Kosovën

Rekomandime

Rreth 100 mijë kosovarë kanë aplikuar për vizë gjermane për dy muaj. Qytetarët tregojnë arsyen pse po aplikojnë për vizë, OJQ-të paralajmërojnë eksod të popullsisë.

24 vite më parë, la Gjermaninë për të luftuar në Kosovë.

- Advertisement -

Por, Rexhep Lama në atë kohë nuk do ta kishte menduar kurrë se do të tentojë të kthehej përsëri në mërgim.

Ish-ushtari i UÇK-së, që në luftë i janë vrarë babai dhe vëllai nga forcat serbe thotë se ka sakrifikuar shumë që të mos vije deri tek largimi nga Kosova.

“Më shumë për familje se për vetë kurrë s’kisha dalë. Po cka me ju bë fëmijëve e kryjnë fakultetin e kryjnë shkollën…Unë i kam 10 anëtarë të familjes me 170 euro i mbaj”, ka thënë ai për T7.

- Advertisement -

50-vjeçari nga Kaçaniku thotë kushtet e vështira, dhe nevojat familjare janë arsyeja pse po planifikon edhe largimin nga Kosova.

“Dy durt i kisha pre, kur ka përfundu lufta, që vjen qikjo kohë në Kosovë”, u shpreh ai tutje.

- Advertisement -

Dokumentacionet për vizë këtë të enjte, Zymber Krasniqi ia rregulloi edhe djalit të tij.

Ky thotë se është shumë e vështirë ta shohësh fëmijën teksa largohet nga Kosova.

Krasniqi ka edhe një porosi për të gjithë të rinjtë që po mendojnë largimin nga Kosova.

Nëse vazhdon ky trend i largimeve, nga organizatat që merren me trendet me migrimeve po paralajmërojnë që situata me largimet mund të jetë më e rëndë.

Mbi 100 mijë aplikime për vizë në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë kanë arritur gjatë dy muajve të fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit