8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Dy fjalë për Rron Gjinovcin”, Selmanaj: Kërko tjera shtigje për të rrëmyer diçka, lëre ministrin Likaj

Rekomandime

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj aktivistit të shoqërisë civile, Rron Gjinjovci, i cili për sot ka paralajmëruar, siç ka thënë ai, ekspozimin e plagjiaturave të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

Atë që ka ndërmend ta bëj sot Gjinovci, Selmanaj e ka quajtur huqje.
Ai ka thënë se përkundër se shpeshherë i është dukur simpatik Gjinjovci, kauza që ai po e ndërton kundër ministrit Likaj është një huqje e madhe dhe e pandershme.

- Advertisement -

Kështu që, Rron, po mendoj se ti, e as unë, nuk jemi kompetent për ta vlerësu profesorin me integritet, Ramë Likaj, ministrin ma kompetent që e ka pasë Kosova deri më sot! Prandaj, të sugjeroj me kërku të tjera shtigje për me mujtë me rrmi diçka, jo aty ku është mal i madh, sepse s’mund ta çosh barrën e randë…”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Reagimi i plotë i Selmanajt:

DY FJALË PËR RRON GJINOVCIN

- Advertisement -

Rroni, jo rrallëherë më është dukur simpatik, me idetë dhe me mënyrën e tij të komunikimit me publkun, sikurse jo rrallëherë ia ka huq!

Huqje është edhe kjo e sotmja, e ashtuquatur “ekspozitë e plagjiaturave”!
Të ndërtosh “kauzë” kundër një profesori me integritet, siç është Ramë Likaj, përveç se është një huqje e madhe, mendoj, edhe e pandershme!

- Advertisement -

E kishin pasë pyetë një hoxhë për dy hoxhallarë të tjerë:
– A ma i mençur është filan hoxha apo një tjetër hoxhë me zâ?
Hoxha iu kishte dhanë përgjigje, flakë për flakë:
– Unë jam i vogël dhe duhet me konë ma i mençur se ata për me i vlerësu!

Prandaj, vlerësimet për profesorin, Ramë Likaj, i kanë dhënë njerëzit profesionistë dhe komisionet relevante!

Kështu që, Rron, po mendoj se ti, e as unë, nuk jemi kompetent për ta vlerësu profesorin me integritet, Ramë Likaj, ministrin ma kompetent që e ka pasë Kosova deri më sot!

Prandaj, të sugjeroj me kërku të tjera shtigje për me mujtë me rrmi diçka, jo aty ku është mal i madh, sepse s’mund ta çosh barrën e randë…
Shkurt, pres aksione më simpatike, e jo si ky i sotmi që është vërtet huqje e madhe!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit