4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dy ftesa e të reja nga Gjykata Speciale, njëra për vëllain e dëshmorit

Rekomandime

Gjykata Speciale edhe këtë vit po vazhdon të dërgojë thirrje për ish-pjesëtarë të UÇK-së.

- Advertisement -

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati,përmes një postimi të bërë në Facebook ka informuar opinionin se sot kanë ardhë edhe dy thirrje.

“Sot u njoftova se kanë thirrje nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i Komunës së Klinës dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i Komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës”, ka shkruar Gucati.

Ai ka shtuar se ndihet krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit