-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dy gjakovarët që po ndihmojnë të varfërit, duke i përkrahur bizneset e vogla dhe prodhimet vendore

Rekomandime

Për të ndihmuar familjet në nevojë, por edhe bizneset e vogla në kohën e vështirë të pandemisë, dy qytetarë nga Gjakova tash e disa muaj po vazhdojnë mbledhjen e ndihmave kryesisht në qytetin e Gjakovës dhe fshatrat përreth.

- Advertisement -

Pakot ushqimore dhe higjienike, me gjëra elementare për familje ata në baza ditore i shpërndajnë duke i dhënë prioritet prodhimeve vendore, me çka u ndihmojnë edhe prodhuesve vendor.

Megjithëse në disa raste prodhimet vendore detyrohen t’i zëvendësojnë me prodhime të vendeve tjera.

Gjithçka bëhet në mënyrë anonime, familjet përzgjidhen në bazë të informacioneve nga qytetarë të ndryshëm të Gjakovës, ndërkaq nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët për të mos i bërë ata të ndjehen keq.

- Advertisement -

Burim Qarri e nisi këtë iniciativë rreth një vit më parë, kur marketet e mëdha ishin plot me njerëz të cilët po mundoheshin të siguronin ushqim sa më shumë për shkak të mbylljes nga pandemia COVID-19.


Duke parë që të familjet në nevojë nuk kishin mundësi të furnizoheshin as me gjëra elementare, Qarri bashkë me Arben Bobanin filluan këtë iniciativë, ku ndihmat i marrin nga qytetarë të ndryshëm dhe bizneset e vogla.

- Advertisement -

Rreth 200 pako ushqimore kanë shpërnda ata në Gjakovë dhe fshatrat përreth që nga fillimi i kësaj iniciative.

Burim Qarri e Arben Bobani / Foto: Korab Basha

Burim Qarri ka rrëfyer për Telegrafin se ata kanë listën e familjeve që u kanë ndihmuar qe më shumë se një vit, ndërkaq për sigurimin e pakove i falëndron shumë personat të cilët solidarizohen në forma të ndryshme.

“Janë shokë e shoqe, nga këtu edhe nga diaspora. Ka raste që japin të holla, por ka raste që edhe lënë pako të gatshme nëpër shitore, është fjala për shitore të vogla, sepse me këtë e kemi qëllimin me i ndihmu edhe familjet edhe bizneset e vogla. Ka mundësi që dikush thirr në telefon që tregon në filan dyqanin edhe i keni një ose dy paketa. Disa nuk kanë kohë, por na dërgojnë të holla, me të cilat ne i marrim vetëm prodhimet vendore, janë primare prodhimet vendore”, shprehet Qarri për Telegrafin.

Burim Qarri e Arben Bobani / Foto: Korab Basha

Bobani në anën tjetër ka treguar se ata i përzgjedhin familjet dhe ua dërgojnë pakot pa i takuar fare, në mnëyrë që ata të mos ndihen keq.

“Na nuk kemi qef fort me i theksu këto. E realizojmë pakon, e përzgjedhim familjen që nuk ka marrë moti, vetëm ia lëmë te dera i telefonojmë, përpiqemi mos me u theksu, mos me u ndi ata keq”, shprehet Bobani.

Video e realizuar nga Korab Basha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit