Para dy muajve, pas një sulmi kardiak, vdiq Sylë Zhitia, vëlla i heroit, Afrim Zhitia.
E, përmes një postimi të bërë në FB, lideri i AAK-së, ka dhënë lajmin se sot ka vdekur edhe babai i Sylës e Afrimit, Osman Zhitia.
Ky është postimi i Haradinajt:
Baci Osman nuk ishte vetëm baba i heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit.
Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta.
Dhimbjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
RH