12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Dy shtatzëna e pesë fëmijë në mesin e të lënduarve në aksidentin në Klinë

Rekomandime

Në mesin e 18 të lënduarve nga aksidenti mes katër veturash në Grabanicë të Klinës, janë edhe dy gra shtatzëna.

Burime të Klankosova.tv në Spitalin e Pejës, bëjnë të ditur se pacientët kanë lëndime të shumta, e njëra shtatzënë ka frakturë në fytyrë.

- Advertisement -

“ Kanë lëndime shumë, ka shumë thyerje, është edhe një frakturë në fytyrë. Në mesin e të lënduarve janë dy shtatzëna, njëra është me frakturë në fytyrë”, është shprehur personi zyrtar në Spitalin e Pejës.

Në mesin e të lënduarve janë edhe pesë-gjashtë fëmijë, por me lëndime të rënda, ka pohuar tutje ky burim.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur në fshatin Grabanicë, të Klinës.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 19:05, Policia është informuar. për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Granabicë të Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara katër vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 18 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit