1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dy të vdekur nga një aksident në Drenas, e konfirmon Policia

Rekomandime

Dy persona kanë vdekur nga një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i tha Gazetës Express se rreth orës 14:00 kishin pranuar informata për aksidentin fatal.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, tha ai.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

- Advertisement -

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit