24.7 C
Pristina
E hënë, 27 Qershor, 2022

Papa Françesku: Lufta e Tretë Botërore është shpaIIur

Rekomandime

Papa Françesku deklaroi se Lufta e Tretë Botërore është shpallur.

Kjo, gjatë një bisede me redaktorët e botimeve të Jezuitëve Evropianë më 19 maj, duke iu referuar sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

Biseda u publikua nga botimi italian jezuit ‘La Civiltà Cattolica’ dhe gazeta italiane “La Stampa” më 14 qershor dhe me siguri do të ndezë jo pak diskutime.

“Për mua sot është shpallur Lufta e Tretë Botërore. Kjo është diçka që duhet të na japë një ndalesë për të menduar. Çfarë po ndodh me njerëzimin që kemi pasur tre luftëra botërore në një shekull?”, theksoi Papa Françesku.

Françesku foli për sfondin kompleks të luftës në Ukrainë dhe interesat e përfshira, duke përfshirë ato të prodhuesve të armëve.

Ai denoncoi “brutalitetin dhe egërsinë” e trupave ruse dhe vlerësoi heroizmin dhe guximin e ukrainasve.

Në të njëjtën kohë, tha ai, “ne nuk e shohim të gjithë dramën pas luftës, e cila ndoshta në njëfarë mënyre ose u provokua ose nuk u parandalua”.

Papa është përballur me kritika për adresimin në emër ndaj presidentit rus dhe për sugjerimin se “ndoshta” NATO mund të ketë provokuar luftën “duke lehur në portat” e Rusisë.

Por në intervistën e re, Françesku sqaroi se po citonte atë që i kishte thënë një kryetar shteti. Megjithatë, Françesku mohoi se ai ishte “pro-Putin”.

Lidhur me komentet e tij për rolin e NATO-s në nxitjen e luftës, Papa zbuloi: “Disa muaj para se të fillonte lufta, takova një kryetar shteti, një njeri të mençur, i cili flet shumë pak, me të vërtetë shumë i mençur. Pasi folëm për gjërat që donte të fliste, ai më tha se ishte shumë i shqetësuar për mënyrën se si NATO po lëvizte”.

“E pyeta pse, dhe ai tha: ‘Ata po lehin në portat e Rusisë. Ata nuk e kuptojnë se rusët janë imperialistë dhe nuk do të lejojnë asnjë fuqi të huaj t’u afrohet atyre”.

Më shumë artikuj

Të fundit