1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dyshime për helm, Vladimir Putin testoi uiskin e Conor McGregor para se ta pinte

Rekomandime

Vladimir Putin nuk i beson askujt dhe asgjëje – madje as Conor McGregorit dhe uiskit të markës së tij.

Putin, udhëheqësi despotik që pushtoi Ukrainën pa arsye muajin e kaluar, u takua me McGregor gjatë Kupës së Botës të vitit 2018 të mbajtur në Rusi.

- Advertisement -

Gjatë takimit të tyre të shkurtër, Notorious i ofroi kryeministrit rus një shishe uiski të tij Proper Twelve si dhuratë.

Por, sigurimi nxitoi të hynte dhe të kapte pijen para se ta kontrollonte për ndonjë përbërës helmues.

“Shumë njerëz nuk e dinë, shishen e parë të uiskit Proper Tëelve Irish, ia dhurova Vladimir Putinit”, deklaroi McGregor në një konferencë shtypi në Rusi në vitin 2019.

- Advertisement -

“Detajet e sigurisë së Presidentit Putin janë të pakrahasueshme pasi jam i sigurt që e dini, ju nuk ngatërroheni me Vladimirin”.

“Pra, shishen ia bëra dhuratë dhe ia dhurova sigurimit të tij. Ata duhej të testonin atë për t’u siguruar që pija ishte e sigurt dhe se ndoshta nuk ishte e helmuar dhe më pas iu dhurua Vladimir Putinit”, kishte potencuar më tej irlandezi.

- Advertisement -

McGregor shtoi se ai nuk ishte në gjendje të pinte një pije me presidentin, duke thënë: “Unë nuk kam nevojë të flas me të që nga ajo kohë për të parë se çfarë mendon ai për të, megjithëse jam i sigurt se ai kishte një shije dhe unë jam i sigurt se ai e ka shijuar atë”.

Irlandezi ishte në Rusi për të promovuar uiskin, si dhe për të shfaqur planet për rikthimin e tij në UFC.

McGregor me të vërtetë u kthye në oktagon më vonë atë vit, duke humbur nga Khabib Nurmagomedov.

Ai është tani në rrugën e rikthimit edhe një herë, edhe pse për arsye të ndryshme këtë herë.

The Notorious ka qenë jashtë kafazit që kur theu këmbën kundër Dustin Poirier në Iuften e tyre trilogjike verën e kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit