11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Grenell publikon fotografi sa ishte me kancer, jep një mesazh për të gjithë!

Rekomandime

I dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka publikuar një fotografi nga koha kur ishte i prekur nga kanceri, sëmundje të cilën e mposhti, ku i ka falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan gjatë asaj kohe.

- Advertisement -

Në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi të bërë gjatë kohës sa po luftonte me sëmundjen e kancerit.

Përmes këtij postimi, ai ka falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan në rrugëtimin e tij, teksa thotë se sot asgjë nuk merr si të mirëqenë.

Richard Grenell

“Ky jam unë. Tre javë pas kimioterapisë për herën e gjashtë rradhazi, dola për një vrapim të shkurtër me @jennywilsonut. Kur je i sëmurë, mbështetja nga familjarët dhe miqtë është qenësore. Sot unë jam i shëruar plotësisht nga kanceri dhe këtë nuk e marr si të mirëqenë. Faleminderit të gjithë atyre që më ndihmuan në këtë rrugëtim”, ka shkruar Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit