16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tha se Isa Mustafa po e përdorë shkopin për ta goditur Vjosa Osmanin, LDK-ja i reagon Albin Kurtit

Rekomandime

Kryeministri në detyrë gjatë një emisioni televiziv, mbrëmë tha se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shkopin më shumë po e mban për ta goditur Vjosa Osmanin se sa për të ecur.

E ndaj kësaj deklarate dhe të tjerave që ndërlidhjen me “sulmet” ndaj LDK-së, ka reaguar partia e Isa Mustafës.

- Advertisement -

Lidhja Demokratike Kosovës (LDK) dënon gjuhën denigruese, fyese dhe përçarëse të kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurtit, kundër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe partisë në përgjithësi.

Ndryshimi i shpeshtë i qasjes ndaj LDK-së dhe kryetarit të saj, Isa Mustafa, tregojnë jo vetëm natyrën egoiste e inatçore të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por manifestojnë edhe probleme personaliteti”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Në komunikatë po ashtu thuhet se përpjekjet e Kurtit për të krijuar përçarje në LDK, janë të kota, sepse partia e parë demokratike në Ballkan, ka përvojën dhe kulturën demokratike për të përballuar situata të tilla.

- Advertisement -

Për dallim nga Vetëvendosje, në LDK vlerësohet dhe respektohet mendimi ndryshe, por në fund vendimet merren me shumicë votash. Kur u duhet për arsye shëndetësore, njerëzit e LDK-së mbahen edhe për shkopi.

Por, shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorin asnjëherë për ta goditur dikë apo për t’i gjuajtur institucionet e shtetit dhe as pronën private të askujt. Siç ka bërë dhe po paralajmëron se do të bëjë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Sulmet e fundit kundër kryetarit të LDK-së dhe personaliteteve të partisë, na bëjnë më të fortë dhe konsistentë për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve. Lidhja Demokratike ju bën thirrje gjithë qytetarëve që të mos bien pre e fushatave linçuese të orkestruara nga Vetëvendosje kundër çdo personaliteti publik dhe privat që mendon ndryshe nga ata.

LDK-ja beson d he punon për forcimin e institucioneve dhe mekanizmave të krijuara nga shteti i Kosovës, për të garantuar liritë qytetare, lirinë e fjalës dhe mendimin ndryshe.

Me respekt, Zyra për Informim e LDK-së”, përfundon komunikata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit