Skuadra italiane Milan në afatin kalimtar të janarit mund të transferoj mesfushorin kosovar Milot Rashica.
Mediumi i njohur “Calciomercatoweb” shkruan se “kuqezinjtë” janë në ndjekje të tre futbollistëve ofenzivë, transmeton Indeksonline.
Bëhet fjalë për Allan Saint-Maximin që luan te Newcastle United, Moise Kean te Evertoni dhe Milot Rashica te Werder Bremen.
Vlera e Rashicës në treg është 20 milionë euro dhe transferimi i tij do të ishte biznes i mirë nga gjiganti italian.