2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E bukur kjo “shpifja per miliardat e Grenellit: Adriatik Kelmendi e Armend Muja ‘kapen keq’ në komente

Rekomandime

Gazetari Adriatik Kelmendi është ‘përplasur’ në komente me Armend Mujën, pas një postimi ku ironizoj me parashikimet e këtij të fundit se VV’ja do fitonte në 24 komuna.

Kelmendui tha se Muja s’krahasohet me asnjë exit poll a sondazh, pas parashikimit që ka bërë se VV’ja do fitonte ne 24 komuna.

- Advertisement -

‘’ E di që të gjithë e kemi tepru’ ndoshta nga pak me sondazhe, exit polle e projeksione. Veç me Armend Mujën s’krahasohet askush, jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe disa dekada’’, shkroi Kelmendi.

E për këtë ka reaguar Muja, duke i thënë se ai nuk ka bërë asnjë sondazh e as projeksion se VV’ja do fitoj në 24 komuna.

‘’ Adriatik, une nuk bere asnje sondazh apo projeksion qe VV fiton ne 24 komuna. Une kam prezentuar nje opinion se ku VV do te mund te fitonte. Kjo eshte interviste e mars 2021. Çdo kryeredaktor serioz do të kishte verifikuar këtë dhe do ta kishte raportuar si tillë.

- Advertisement -

Shpifja juaj për miliardat e Grenell-it në përpjekje për të relativizuar rrëzimin e qeverisë Kurti 1 do të mbetet rekord që nuk rivalizohet dot’’, shkroi Muja në postimin e Kelmenidit.

E nuk vonoi shumë Kelmendi replikoi me Mujën duke i thënë se nuk ka shpifje pasi vetëm e kishte cituar atë që ka thënë Muja.

- Advertisement -

‘’ E bukur kjo “shpifja per miliardat e Grenellit”. Edhe me kete po e deshmon nivelin. Nese citimi eshte shpifje atehere s’di cka te them tjeter .

Kjo sikur te mos e citonim fare as kur ti ose politikanet e tjere thoni se do t’i fitoni 24 komuna, ose se do te liberalizohen vizat, ose kurre me kete ose me ate parti… Kjo eshte puna jone.

Te raportojme per fjalet qe thoni dhe te ju mbajme pergjegjes.

Pyeteni Skender Hysenin per miliardat. Kaq.

Une e kam pyetur serish se ku mbeten. Dhe, po, me propagande nuk fitohet asgje. Por mos m’i mvesh citimet dhe raportimet si shpifje. Kaq.

Por, nese te kam lendu’ ne ndonje menyre – shpreh keqardhje.

Nuk e kam pasur kete qellim’’, shkroi Kelmendi.

Më poshtë replikat:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit