9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Rezultati i zgjedhjeve, Grenell: Populli i dërgoi mesazh të fortë Albin Kurtit pas refuzimit të Gazit dhe Marrëveshjes së Washingtonit

Rekomandime

Ish-emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme në Kosovë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar mesazh të fortë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për refuzimin e projektit të gazit dhe mospajtimet e tij lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh energjinë e tipërtëritshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale.”, tha Grenell.

- Advertisement -

Partia e Kurtit ditën e djeshme arriti t’i fitojë vetëm 4 komuna në zgjedhjet lokale, duke dalë kështu subjekti më i dobët politik në këto zgjedhje.

LVV siguroi udhëheqjen e Gjilanit, Shtimes, Podujevës e Kamenicës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit