1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

E çuditshme, 53 për qind e popullatës votojnë kundër pavarësisë së vendit të tyre

Rekomandime

Banorët e arkipelagut të Paqësorit Jugor të Kaledonisë së Re, të dielën votuan për herë të dytë në një referendum rreth pavarësisë nga Franca.

- Advertisement -

Rreth 53.26 për qind e popullsisë votuan “Jo” pasi u numëruan të gjitha votat nga 304 vendvotime në atë territor francez përtej detit në Paqësor, që është pak më pak se në referendumin e vitit 2018 kur 56.4 për qind e votuesve, raporton AP.

Rezultati do t’i sjellë lehtësim qeverisë së presidentit francez, Emmanuel Macron, vëmendja e të cilit përpara referendumit është përqendruar në pandeminë e coronavirusit.

Një shumicë e “për” Parisin do të hiqte një terren në një zonë të ndikuar gjithnjë e më shumë nga kinezët dhe do ta privonte atë nga krenaria e një fuqie koloniale që dikur përfshinte pjesë të mëdha të Afrikës, Azisë Juglindore, Karaibeve dhe Paqësorit.

- Advertisement -

Në arkipelag, i cili është 18 mijë kilometra larg Parisit, referendumi i parë u mbajt më 4 nëntor 2018, ku fituan mbështetësit e qëndrimit me Francën

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit