1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E çuditshme: Qerim Kelmendit që u dogj pasi u ekzekutua ia ndërron dikush profilin

Rekomandime

Në shkurt të këtij viti, Peja u trondit nga një vr.asje makabër. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, u gjet nga policia i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq

Kjo vr.asje ende nuk është zbardhur nga organet e rendit, derisa, në vazhdimësi është kërkuar drejtësi për rastin.

- Advertisement -

Sot ndërkaq, profili që Qerim Kelmendi e kishte në Facebook, është aktivizuar nga dikush.

Kelmendit ia kanë ndërruar foton e profilit me një të re ku shihet ai me rrobat e UÇK-së dhe ku shkruhet “28 nëntori”.

- Advertisement -

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kishte njoftuar se vetura në të cilën dyshohet se ishte Qerim Kelmendi është gjetur e djegur e tëra.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

- Advertisement -

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevc idhe vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit