1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E dhimbshme: 20-vjeçari nga Prizreni vdes në aksident trafiku

Rekomandime

Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet me ç’rastë ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë kanë marr lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë së Prizrenit thuhet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, ku aksidenti ka ndodhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë,

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 5 janar në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në bazë të kushteve të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren.

Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje.

- Advertisement -

Viktima është L.Ç i lindur në vitin 2000.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e specializuara të hetimeve rajonale të trafikut, dhe me njoftimin dhe autorizimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -

Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit