Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë. Një person ka vdekur, derisa i njëjti po udhëtonte nga Kosova për në vendet e Evropës. Ai ishte me familje kur iu përkeqësua gjendja. Ndihma mjekësore iu dha, por gjithçka ishte vonë për mërgimtarin që vdiq në ditën kur përfundoi pushimet në Kosovë dhe u nis të largohet nga vendlindja, raporton Gazeta Infokus.
Policia ka njoftuar për këtë ngjarje të rëndë.
”Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.