9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Zyra e Kryeministrit del me një njoftim pasi Hoti rezultoi pozitiv me COVID-19

Rekomandime

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri Avdullah Hoti është në vetizolim që nga dje dhe se deri në shërim do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e tij nga shtëpia.

Sipas ZKM’së, agjenda e e punës e Qeverisë së Kosovës nuk do të ndikohet, meqenëse Hoti do ta koordinojë punën nga shtëpia në konsultim me zëvendëskryeministrat.

“Ndërsa, stafi i Zyrës së Kryeministrit do t’u përmbahet protokollove të sugjeruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, kanë njoftuar nga zyra e Hotit.

- Advertisement -

Ndryshe, Hoti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar dje se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Hoti ka thënë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit