3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

E dhimbshme: Po bëhej gati për shkollë, vdes nxënësja nga Gjilani

Rekomandime

Derisa po bëhej gati për të shkuar në shkollë, Vanesa Veseli ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Ajo ishte nxënëse e shkollës “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit.

Varrimi i saj bëhet nesër, në varrezat e fshatit.

Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Veseli. Në telegram thuhet:

- Advertisement -

“E nderuara familje Veseli,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Vanesa Veseli.

- Advertisement -

Ky lajm më ka tronditur thellë mua, Komunën e Gjilanit dhe secilin qytetar.

Vanesën do ta kujtojmë përgjithmonë si nxënëse të sjellshme e të shkëlqyer si dhe një sportiste të dalluar, e cila premtonte shumë.

Kjo është një humbje e madhe për shkollën “Agim Ramadani”, për Zhegrën, për Gjilanin dhe për sportin.

Ju lutem, familje e nderuar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit