Gjashtë persona u përfshinë në një aksidentin që ndodhi me 29 prill në fshatin Bradash të Podujevës.
Në mesin e tyre edhe 9 vjeçari Bleron Gashi i cili nuk arriti të iu mbijetojë lëndimeve.
Bleroni ka ndërruar jetë sot ndërsa varrimi i tij do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Bradash.
Vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga policia.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.