8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Aliu: Veseli dëshiron që Kushtetuesja ta godasë Thaçin dhe VV-në

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godasë Presidentin Hashim Thaçi dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Aliut, Veseli e dëshiron këtë në mënyrë që t’i hapet rruga për kryeministër.

- Advertisement -

“Ai e di që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV, por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë.

- Advertisement -

Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër

E përsëris, po, mund të jetë koincidencë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit