16 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Politikani serb ‘zbulon’ dy politikanët e Kosovës që po bashkëpunojnë me Gjermaninë

Rekomandime

Ish-kreu i të ashquajturit “Trupit koordinues për Kosovë”, Nebojsha Covic, ka thënë se aktualisht është një tollovi rreth ndikimit të ndërkombëtarëve në Kosovë.

Sipas tij ishte e qartë që Ramush Haradinaj kishte bashkëpunuar me Gjermaninë kur kishte vendosur taksën.

- Advertisement -

Derisa thotë që nëse do të ketë një qeveri Hoti, atëherë gjermanët përsëri do ta kenë aty ‘njeriun e tyre’ Haradinajn.

Është plotësisht e qartë që Haradinaj ishte njeriu i gjermanëve dhe që taksa ishte pjesë e planit të tyre, pas Haradinajt ata e kanë Kurtin, dhe mendoj që ata tashmë një gjë e kanë të sigurtë.

Nëse Kurti shkon, përmes qeverisë së Hotit (nëse bëhet), ata do të kenë përsëri Ramush Haradinajn aty”, ka thënë Covic, shkruan Kosovo Online.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ka folur edhe për lobin shqiptarë në Amerikë duke thënë se kanë angazhuar ‘artilerinë e rëndë’ si Madeleine Albright dhe Eliot Engel.

Megjithatë thotë se dyshon që ata mund të bëjnë diçka, meqë sipas tij koha e tyre ka kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit