Distria Kraniqi shpallet Kampione e Evropës për kategorinë -48kg.
Në finalen që u zhvillua në Portugali, fitoi pa luftë sepse kundërshtarja ukrainase Daria Bilodid, nuk u paraqit për shkak të lëndimit.
Ndërkohë në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova raundin e parë e filloi pa ndeshje, në raundin e dytë triumfoi ndaj spanjolles Ubasart Mascaro, në raundin e tretë siguroi fitore kundër ruses Daria Mezhetskaia, kurse në gjysmëfinale u ndal nga portugezja Telma Monteiro.