17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Shfaqet spiuni i Putinit që e anuloi udhëtimin në Beograd

Rekomandime

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev, që e kishte të planifikuar një udhëtim në Beograd, por që e anuloi pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë është shfaqur me akuza plotë propagndë ndaj Perëndimit.

Patrushev ka insistuar se forcat ruse nuk po bombardojnë qytete dhe objekte civile, sikur që kanë bërë sipas tij Shtetet e Bashkuara dhe NATO në Jugosllavi, Irak ose Afganistan, “duke shkatërruar pamëshirshëm pronat e banimit me mijëra njerëz”. Por, sipas dëshmive nga Ukraina, rusët pikërisht po e bëjnë të kundërten në Ukrainë, duke i sulmuar ndërtesat e banimit e spitalet.

- Advertisement -

Në një takim me homologun e tij algjerian Nuredin Macri në Moskë, Patrushev shtoi se “Rusia po kryente sulme në Ukrainë, me armë të saktësisë së lartë, në fortesa të mëdha, aeroporte dhe magazina të armëve dhe pajisjeve ushtarake”.

“Qëllimi i amerikanëve, si në Luftën e Dytë Botërore, është i qartë – të dobësojnë Evropën dhe të shkaktojnë dëme maksimale në marrëdhëniet e saj me Rusinë,” beson Patrushev.

Ai gjithashtu deklaroi se “Rusia po përfundon mbledhjen e provave mbi aktivitetet ushtarako-biologjike të SHBA-së në Ukrainë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit